Sot, përfaqësuesi i organizatës qeveritare turke TIKA, Aydin Terçan, këshilltar i përgjithshëm i Komunës Adapazar, Sakarya, me përvojë të gjatë pune dhe anëtar i qendrës së përgjithshme të Partisë AK, ishte për vizitë në fshatin tonë Labunishtë. Gjatë vizitës, ai zhvilloi takime dhe vizitoi SHFK “Murat Labunishti”, ambulancën, si dhe Ndërmarrjen Publike “Higjiena”.
Përfaqësuesi i TIKA-s paralajmëroi mundësinë e investimeve dhe mbështetjes së ardhshme në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe higjienës. Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe konstruktive, me gatishmëri të shprehur për bashkëpunim të mëtejshëm dhe zhvillim të komunitetit lokal
![]()
![]()