Njoftohen prindërit, fëmijët e të cilëve janë të lindur gjatë vitit 2020 dhe deri në janar 2021, se duke filluar nga maji i vitit 2026, shkolla do të fillojë me regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, në përputhje me Ligjin për arsimin fillor (nenet 60 dhe 61).

📌 Për ditën dhe orën e saktë të regjistrimit, prindërit do të njoftohen shtesë përmes një ftese të dërguar nga shkolla.

Prindi është i detyruar që së bashku me fëmijën të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm: • Certifikatën e lindjes së fëmijës • Letërnjoftimin e të dy prindërve • Vërtetim nga ambulanca për vaksinimin e rregullt të fëmijës • Vërtetim nga stomatologu • Vërtetim nga mjeku i syve – oftalmolog, ose udhëzim për te mjeku i syve

📝 Regjistrimi do të bëhet në ambientet e shkollës, nga një komision i formuar nga drejtori.

Sipas Ligjit për arsimin fillor, regjistrimi i fëmijëve është i detyrueshëm.

Pas realizimit të testimit të njohurive paraprake të fëmijëve, komisioni do të bëjë ndarjen e nxënësve në paralele, ndërsa listat do të shpallen në shkollë.

📍 Labunishtë 📅 15.04.2026

SH.F.K. „Murat Labunishti“ – Labunishtë u.d. drejtor: Mahir Asani

672423796_1520475133205607_6996310722113296682_n.jpg